GRUPI "HOUSE OF ARTS", ALBANIA

Programacioni i Radio House of Arts

E-mail Print PDF
Në radio House of Art nuk do të gjeni vetëm muzikën e preferuar, por edhe emisionet qe mund ti quajme Art, të pasura jo vetëm me ritëm, por edhe me informacion. Gjithçka, për të pasuruar kulturën tuaj muzikore dhe për të sjellë dicka ndryshe në ritmin e përditshëm.
Promo Hit është emisioni që promovon hitet më të reja muzikore. Krijimet e fundit nga artistët e huaj vijnë për dëgjuesit shqiptarë në cilësinë perfekte dhe të prezantuara nga një zë i veçantë radiofonik. Këngët më të bukura për ata që duan te dijnë, te dëgjojnë dhe te vlerësojnë muzikën.
Bota e Hip-Hop është një tjetër prodhim cilësor i radio “House of Arts”. Për minuta të tëra, në frekuencën tonë përgjatë këtij emisioni transmetohen hitet më të bukura dhe më të kërkuara të momentit. E ideuar si emisjon dhe realizuar si spektakel, Bota e Hip-Hop eshte jo vetëm muzikë e zgjedhur, por edhe kuize dhe çmime pa fund për dëgjuesit.
 
You are here: HOME RADIO HOA PROGRAMACIONI i RADIO HOA