GRUPI "HOUSE OF ARTS", ALBANIA

Historiku i Bar West

E-mail Print PDF
Bar West ka nisur aktivitetin në vitin 2005. Menjëherë u përzgjodh si vendi i preferuar i gazetarëve dhe politikanëve, aty ku qarkullojnë lajmet dhe të rejat më të fundit. Vazhdon të jetë i tillë edhe pas shumë vitesh aktivitet. Një bar i preferuar nga personat VIP, por edhe nga qytetarët e thjeshtë.

Në një sipërfaqe prej 300 metra katrorë, Bar West ofron dy ambjente. Mund të qëndrosh në pjesën e brendshme të lokalit, ku kafja dhe pijet të ofrohen në një mjedis komod, me arredim perfekt, plot dritë dhe me muzikë të zgjedhur. Është vendi ideal për të kaluar kohën në shoqërinë e miqve dhe kolegëve.

Por mund të zgjidhni të qëndroni edhe në ambjentin e jashtëm, të vendosur në nje lulishte te modeluar me nje stil modern ku magjia e saj diten humbet nga bukuria e ndricimit naten. Të rrethuar nga gjelbërimi, ju mund të shijoni gjithçka që deshironi në një mjedis shlodhës dhe të freskët. Përveç muzikës së zgjedhur, mund të shikoni evenimentet e ndryshme sportive, kulturore ose informative në videoprojektorët që vendosen në ambjentet e jashtme të Bar West.

Me nje staf te kualifikuar, për t’iu ofruar nje shërbim cilësor, koha juaj kalon shumë këndshëm.
 
You are here: HOME RESTORANT - PICERI WEST HISTORIKU